“Shpresoj të rikthehem në kombëtare”, ylli i Suedisë ëndërron rikthimin në ndeshjen ndaj Kosovës

“Shpresoj të rikthehem në kombëtare”, ylli i Suedisë ëndërron rikthimin në ndeshjen ndaj Kosovës

Kapiteni i New York Red Bulls, Emil Forsberg ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish për kombëtaren e Suedisë, pavarësisht që nuk është ftuar që nga viti 2024.

Forsberg nuk është pjesë e kombëtares suedeze që nga vjeshta e vitit 2024, kur luajti 24 minuta në fitoren 6-0 kundër Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.


Megjithatë, mesfushori suedez nuk e sheh të mbyllur aventurën me kombëtaren. Ai shpreson të rikthehet në skuadër dhe të kontribuojë në kualifikueset e Botërorit 2026, qysh në dy ndeshjet e tetorit kundër Zvicrës dhe Kosovës.

“Jo, shpresoj që jo. Unë dhe Jon (Dahl Tomasson) kemi një dialog të mirë dhe flasim. Por kë zgjedh është diçka që nuk mund ta ndikoj. Gjithmonë mendoj se duhet të jem aty sepse ndihem mjaftueshëm i mirë dhe do të sillja shumë, por mund të bëj vetëm më të mirën time”, tha ai për “Aftonbladet”.

I pyetur për listën e re që do të shpallet javën e ardhshme, ai shtoi:

“Nuk i kushtoj shumë rëndësi kësaj. Siç thashë, gjithmonë dua të jem pjesë e kombëtares dhe është nder të luash për Suedinë. Por për momentin jam i fokusuar te futbolli im këtu dhe do të jap maksimumin tim – pastaj do të shohim.”

Trajneri Jon Dahl Tomasson do të shpallë listën e re të lojtarëve të mërkurën e ardhshme për ndeshjet kundër Zvicrës (10 tetor) dhe Kosovës (13 tetor) në Suedi.

Forsberg deri tani ka realizuar 21 gola në 90 paraqitje me kombëtaren suedeze./Telegrafi/