Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeShpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit gjatë operacionit të kërkimit

Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit gjatë operacionit të kërkimit

Një 22-vjeçar është shpëtuar pas disa orësh ndërhyrjeje në Kanionet e Osumit, ku kishte mbetur i bllokuar gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi për një 42-vjeçar të zhdukur.

I riu, i angazhuar si vullnetar në ndihmë të forcave RENEA, ra në vështirësi pasi gomonia me të cilën po lëvizte u përmbys në rrjedhën e lumit Osum.

Pas ndërhyrjes në terren të vështirë, ai u nxor në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kërkimet për 42-vjeçarin vijojnë intensivisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT