Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në komunat Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas, do të ketë sërish reduktime nga ora 16:00 e deri në ora 20:00.
Sipas KRU Prishtinës, për shkak të intervenimeve inxhinierike mbrëmë në kanalin e Ibër Lepencit për të parandaluar rrjedhjet e ujit, nga pamundësia që të marrim sasi të mjaftueshme të ujit nga kanali.
“Shpresojmë që situata të stabilizohet shpejtë!”, thuhet në njofitm transmeton Klankosova.tv
Këto komuna ishin përballur me reduktime të ujit edhe të shtunën si pasojë e shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit që ndodhi në orët e vona të së premtes.
Furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët ishte bërë nga cisternat.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.