Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr News Agency ka publikuar pamje që tregojnë dëmet në Tehran në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi Izraeli nisi një valë sulmesh në shkallë të gjerë. Sipas Mehr, gjatë këtyre sulmeve është goditur edhe aeroporti i qytetit.
Më herët janë publikuar pamje dramatike të flakëve dhe shpërthimeve në Mehrabad Airport, si dhe të një aeroplani në flakë. Nuk është e qartë nëse aeroplani është goditur drejtpërdrejt.
“Izraeli ka sulmuar dhe në një nga sulmet e fundit, pjesa perëndimore e Teheranit dhe Aeroporti Mehrabës u goditën”, thotë prezantuesi në një video të postuar nga Mehr.
“Gjatë sulmeve, ata krijuan një gropë të madhe në tokë në autostradën Ayatollah Saeedi, e cila ndërpreu trafikun”, thuhet në video, ndërsa njerëzit shihen të mbledhur rreth një grope të madhe në rrugë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


