E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeShpërthime të fuqishme tronditin Teheranin, Izraeli konfirmon sulme të reja në zemër...

Shpërthime të fuqishme tronditin Teheranin, Izraeli konfirmon sulme të reja në zemër të Iranit

Të dielën pasdite, qytetarët në kryeqytetin iranian, Teheran, raportuan shpërthime të fuqishme që tronditën zonat perëndimore të qytetit, sipas burimeve të CNN, shkruan Gazeta Sinjali.

Mediat shtetërore iraniane publikuan pamje të reve të mëdha tymi që ngriheshin mbi ndërtesat në lagjet e goditura.

Zyrtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se po kryhen sulme të reja në territorin iranian, raporton CNN.

“Ne nuk ndalemi së sulmuari për asnjë moment. Edhe në këtë kohë, ne vazhdojmë të godasim dhjetëra objektiva shtesë në Teheran,” deklaroi zëdhënësja e IDF, Effie Defrin, gjatë një informimi të jashtëzakonshëm për mediat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT