Shpërthime të forta janë raportuar të shtunën në mbrëmje në Bahrein, Katar dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, pavarësisht deklaratës së presidentit iranian Masoud Pezeshkian se sulmet në rajonin e Gjirit Persik do të ndaleshin.
Sipas raportimeve, shpërthime u dëgjuan në Manama dhe në Abu Dhabi, ndërsa autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore po reagonin ndaj një kërcënimi me raketa.
Autoritetet në Bahrein raportuan gjithashtu për zjarr dhe dëme materiale në disa ndërtesa, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


