Tetë persona u lënduan pasditen e sotme nga një shpërthim në një varkë turistike në Fuengirola, Costa del Sol, Spanjë. Tre prej tyre kanë pësuar dëmtime serioze dhe u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm.
Incidenti ndodhi teksa varka me motor po largohej nga marina e qytetit, kur papritmas shpërtheu zjarri dhe përfshiu anijen. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan zjarrfikësit duke ndërhyrë me tuba uji për të shuar flakët, ndërsa vendasit me ski uji dhe anije të tjera ndihmuan pasagjerët e lënduar.
Bashkia e Fuengirolas njoftoi se shërbimet e emergjencës, përfshirë Shërbimin e Shpëtimit, zjarrfikësit dhe Policinë Lokale, reaguan menjëherë për të shpëtuar personat në bord dhe për të vendosur situatën nën kontroll.
“Për arsye që janë ende të paqarta, pati një shpërthim dhe varka u përfshi nga flakët. Brenda pak minutash, punonjësit e shpëtimit arritën tek ekuipazhi dhe i sollën ata në pjesë të sigurtë,” tha Bashkia në deklaratë.
Anija përfundoi duke u fundosur dhe autoritetet portuale po monitorojnë situatën nga afër për çdo rrezik të mundshëm, shkruan Mirror.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!