Shpërthim në një kafene në Madrid, 21 të plagosur – tre në gjendje të rëndë

news image

Një shpërthim ka ndodhur të shtunën pasdite në një kafene në lagjen Vallecas të Madridit, duke lënë të plagosur 21 persona, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, sipas të dhënave nga shërbimet e emergjencës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në një zonë të populluar në jug-qendër të kryeqytetit spanjoll. Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ambulancave u paraqitën menjëherë në vendin e ngjarjes për të evakuuar të plagosurit dhe për të parandaluar ndonjë rrezik tjetër.

Ende nuk është bërë e ditur shkaku i shpërthimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një aksident teknik, rrjedhje gazi apo ndonjë tjetër shkak.

Sipas Reuters, kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të madh në zonë, ndërsa banorët dhe dëshmitarët kanë raportuar zhurmë të fortë dhe xhama të thyer në biznese përreth.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/