E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeShpërthim në Mitrovicë, dëmtohen dy vetura

Shpërthim në Mitrovicë, dëmtohen dy vetura

Dy vetura janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur të dielen në Mitrovicë.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës dhe e njëjta është konfiskuar si dëshmi materiale, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili rastin e ka cilësuar si më lartë dhe rasti mbetet nën hetime.

Hetimet për ngjarjen kanë nisur dhe ngjarja po cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jugu 10.08.2025-00:50. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar dy automjete prona të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës dhe e njëjta është konfiskuar si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili rastin e ka cilësuar si më lartë dhe rasti mbetet nën hetime.

The post Shpërthim në Mitrovicë, dëmtohen dy vetura appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT