E hënë, 9 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeShpërthim i fuqishëm në Zubin Potok

Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po, është…

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës, gjatë ditës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë në vend.

Kjo u bë me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme përfshirë veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze kriminale.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT