Në rrugën “Naum Viqilharxhi” të Gjakovës është raportuar sot një shpërthim i një bombole gazi në një shtëpi banimi.
Sipas njoftimit nga Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës, falë reagimit të shpejtë të ekipeve emergjente u arrit të parandalohet shpërthimi i një bombole tjetër, duke shmangur kështu pasoja më të rënda, përcjell Telegrafi.
Ngjarja përfundoi me dëme të vogla materiale dhe pa rrezikuar jetën e banorëve, ndërsa autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar në përdorimin dhe mirëmbajtjen e bombolave të gazit në ambiente shtëpiake. /Telegrafi/