Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapësirë të autopjesëve.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Hyseni, komandant i Zjarrfikësve në Vushtrri.
I njëjti shtoi se janë në lokalizim e sipër të zjarrit, dhe se deri tani nuk bëhet fjalë për të lënduar.
“Është një varrezë e kerreve, jemi në lokalizim e sipër, të lënduar nuk ka”, ka thënë Hyseni.
The post Shpërthen zjarri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë appeared first on Klan Kosova.