Wednesday, February 18, 2026
spot_img
HomeLajmeShpërthen zjarri në një bllok banesor në Spanjë, vdesin pesë të rinj

Shpërthen zjarri në një bllok banesor në Spanjë, vdesin pesë të rinj

Pesë të rinj kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një hapësirë për ruajtjen e gjësendeve në një bllok banesor në verilindje të Spanjës.

Banorët e dhanë alarmin për zjarrin në një ndërtesë 5-katëshe në qytezën Manlleu, rreth 80 kilometra në veri të Barcelonës, pak pas orës 21:00 të hënën, thanë zjarrfikësit e Katalonjës. Katër persona të tjerë pësuan lëndime të lehta nga zjarri, raporton televizioni BBC.

Identiteti i atyre që e humbën jetën nuk dihet ende, por në raportime thuhet se në mesin e viktimave kishte fëmijë dhe se asnjëri prej tyre nuk jetonte në ndërtesën ku ndodhi tragjedia.

Nuk është e qartë pse këta persona nuk arritën të iknin nga dhoma ku shpërtheu zjarri, e cila ndodhej në një kat të sipërm, sipas zjarrfikësve. Autoritetet kanë nisur një hetim për ta zbuluar shkaktarin e zjarrit.

Gjyshi i njërës prej viktimave i tha mediumit “La Vanguardia” se djemtë e përdornin atë hapësirë për t’u takuar me njëri-tjetrin. Mendohet se dhoma ishte shndërruar në hapësirë banimi.

Asnjë hollësi zyrtare nuk është konfirmuar në lidhje me viktimat, por dëshmitarët u thanë mediave lokale se të gjithë ishin mes moshave 14 e 18-vjeçare.

Autoritetet lokale thanë se po u ofronin mbështetje viktimave dhe shpallën tri ditë zie.

Presidenti i Katalonjës, Salvador Illa Roca, tha se është i tmerruar nga vdekja e të rinjve dhe ua shprehu ngushëllimet më të thella familjeve dhe shokëve të viktimave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT