Një fushë pranë lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë është kapluar nga zjarri.
Ka qenë një qytetar ai i cili ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, përmes të cilave shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit për të intervenuar.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Njësinë e Zjarrfikësve në Prishtinë nga e cila thanë se sipas informacioneve të para janë përfshirë nga zjarri mbeturina dhe pjesë fushore të asaj zone. /Klankosova.tv
The post Shpërthen zjarri afër lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.