E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeShpërthen gypi kryesor, Vushtrria mbetet pa ujë të pijshëm

Shpërthen gypi kryesor, Vushtrria mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor, i gjithë qyteti i Vushtrrisë dhe fshatrat deri në Grace kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Në njoftim thuhet se poashtu edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë, derisa ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për sonte, përcjell Klankosova.tv.

“Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor 700 mm në daljen e Vushtrrisë, pranë “EMONA”-s, i gjithë qyteti i Vushtrrisë, si dhe fshatrat deri në Grace, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes. Po ashtu, edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë”.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për këtë natë. Puna kryesore për sanimin e gypit, i cili ndodhet në thellësi prej rreth 4 metrash nën sipërfaqen e tokës, pritet të fillojë nesër”, thuhet tutje në njoftim.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498