Shpërthen dhuna në protestën pro-palestineze në Barcelonë

Shpërthen dhuna në protestën pro-palestineze në Barcelonë

Protestuesit anti-Izrael u trazuan në qytetet spanjolle të Barcelonës dhe Valencias gjatë një greve të përgjithshme për Gazën, të cilën sindikatat e punëtorëve e organizuan pavarësisht një armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit.

Gjatë një proteste me rreth 15,000 persona, sipas Guardia Urbana, policisë bashkiake të Barcelonës, protestuesit i vunë flakën kontejnerëve dhe hodhën gurë në fasadat e bizneseve të akuzuara për mbështetje të Izraelit, përfshirë Starbucks dhe McDonald’s.


Zjarrfikësit shuan flakët dhe policia arrestoi 15 persona në Barcelonë, 11 prej të cilëve ishin të mitur.

Ndërkohë, në Valencia, rreth 1,000 persona morën pjesë në demonstrata anti-Izrael përpara një ndeshjeje basketbolli midis Bàsquet Manresa dhe ekipit Hapoel Jerusalem.

– YouTube www.youtube.com

Të paktën pesë protestues u arrestuan jashtë Roig Arena, ku po luhej ndeshja.

Me këshillën e autoriteteve, lojtarët izraelitë u nxorën nga hoteli i tyre në Valencia dhe u zhvendosën në një tjetër gjatë ndeshjes, nga frika se protestuesit do ta rrethonin hotelin dhe do të shkaktonin trazira atje.

Greva shkaktoi kritika të ashpra në Spanjë jo vetëm sepse ndërpreu tregtinë dhe trafikun, por edhe sepse ndodhi pesë ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim që i dha fund gjakderdhjes kundër së cilës protestuan në dukje demonstruesit. /Telegrafi/