Sociologu Labinot Kunushevci ka folur për rastet e shpeshta të dhunës dhe vrasjeve këto ditë në vend.
Ai tha se njerëzit nuk lindin të dhunshëm, por të tillë i bën sistemi i vlerave i një shoqërie.
“Njerëzit nuk lindin të dhunshëm. Shoqëritë në një sistem të brishtë të vlerave prodhojnë kriminelë, ndërsa shoqëritë me sistem të shëndoshë të vlerave arrijnë t’i disiplinojnë kriminelët, edhe t’i ndëshkojnë natyrisht në mënyra të pakompromis, siç thashë më herët në referencë të Kodit Penal”, ka thënë Kunushevci në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Sipas tij, shoqëria kosovare nuk ka strategji si ta luftojë dhunën, por ka vetëm reagime momentale emocionale, duke e flakur pastaj rastin në harresë.
“…por edhe t’i riintegruar ata në shoqëri, sepse nuk ka kuptim t’i kryqëzojmë dhe demonizojmë kriminelët, por t’i identifikojmë shkaqet, sepse ne merremi vetëm me pasoja, me statistika apo me dhimbje të cilat kalojnë brenda pak ditësh, sepse jemi një shoqëri që funksionojmë me psikologjinë e turmës; na udhëheq instinkti dhe jo racionaliteti.
“…dhe ne jemi shumë entuziastë, shumë emocionalë, shpërthejmë, e pastaj e harrojmë. Reagimi ynë nuk është i matur, është më shumë një reaksion i momentit sesa që përnjëmend kemi ndonjë strategji sesi të luftojmë dhunën.”
The post “Shpërthejmë, e pastaj e harrojmë”, Kunushevci për reagimin shoqëror ndaj vrasjeve në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.