Shpërndanin kanabis në zonën e Kamzës, arrestohen tre persona

news image

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona që u kapën me një sasi prej 700 gramë kanabisi me qëllim shitjen në zonën e Kamzës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Collaboration” u vunë në pranga shtetasit S. C., 22 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe një shtetas i mitur, 17 vjeç.

Shërbimet e Policisë lokalizuan tre shtetasit në rrugën “Azem Galica”, Kamëz, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në këtë zonë. Nga hetimet ka rezultuar se lënda narkotike është siguruar nga shtetasi S. C, raporton euronews.albania.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 17-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/