Shumë para prej atyre që qeveria i pati në kuletë po thuhet se u keqpërdorën për të bërë fushatë për Vetëvendosjen.
1 miliard e 170 milionë euro i shpenzoi qeveria në tremujorin e fundit të 2025-ës ose mbi 40 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, raporton Klan Kosova.
Pjesën më të madhe të tyre, apo 27 për qind, para zgjedhjeve, e çuan në kontributet sociale. Prandaj ekonomistët thonë se qeveria e keqpërdori kryekëput buxhetin për fushatë.
Shpenzimet e tjera u përqendruan në kompensimin e punëtorëve, konsum dhe ndërmjetësim, formimin e kapitalit bruto. Gjithsej gjatë vitit të kaluar qeveria shpenzoi rreth 3.2 miliardë euro.
Detajet shtesë mund t’i gjeni në kronikën e mëposhtme:


