Përçuesit janë dërguar mbi mallet e Sharrit, por rryma rralla kalon nëpër tela. Fshatrat Restelicë, Krushevë, Zlipotok dhe Globoçicë të Dragashit të paktën katër ditë janë pa rrymë, problemin me furnizim e kanë për gati një muaj.
Kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini fajtorin për këtë gjendje e ka gjet te rritja e madhe e konsumit.
“Cdo verë paraqitet problemi me furnizim energji elektrike pasi vijnë shumë mërgimtarë dhe rritet shpenzimi i rrymës dhe sistemini vjetëruar s’ka mundur ta bartë shpenzimin e tepërt dhe kanë dalur jashtë sistemi dhe ka ardhur deri tek shkrirja e telave”, është shprehur ai.
Për ta rregulluar këtë problem u bë edhe një marrëveshje mes dy institucioneve. Por, një banor i zonës thotë se mungesa e rrymës është problem i kahmotshëm.
Ndërprerjet e shpeshta të energjisë i kanë shkaktuar humbje financiare një biznesi të asaj zone.
Për këtë ka reaguar edhe deputetja Duda Balje, duke njoftuar se janë në kontakt me Keds për rritjen e kapacitetit të nënstacioneve në të gjitha zonat e Gorës.
The post Shpenzimet e mërgimtarëve: Diaspora harxhon rrymë, Dragashi në “terr” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.