“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse”, Marta Kos: Vazhdoni me këtë ritëm

“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse”, Marta Kos: Vazhdoni me këtë ritëm

Shqipëria shënoi një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, duke hapur edhe katër grupkapituj të tjerë.

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel.


Kos u shpreh se shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse.

“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Kjo na çon në 5 grupkapituj të hapur dhe 28 të çelur. E di që Presidenca daneze dhe vendet anëtare janë të përkushtuara për progres. Do të jetë më shpejt, më lart dhe një punë në ekip. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare, pavarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar. Vendi juaj i dashur, kryeministër, tregon se mund të bëhet dhe BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv.

Vazhdoni me këtë ritëm. Është e rëndësishme të nisim të mbyllim kapitujt sa më shpejt që të jetë e mundur… Reforma që përmban është mbrojtja e pasurive natyrore të Shqipërisë. Transporti në këtë kapitull do të ndihmojë në përmirësimin e rrugëve dhe transportit. 91% e qytetarëve shqiptarë janë pro anëtarësimit në BE dhe janë shifrat më të larta nga vendet kandidate. Jemi një hap më pranë arritjes së qëllimit.”, u shpreh Kos, raporton Tch.