Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka tërhequr vëmendje me një postim të fundit në Instagram Story, ku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për ndjekësit e tij.
Krahas një fotografie nga një vakt ushqimi, ai ka shkruar: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabooo me gruan… se s’të fal, të len!”, duke e shoqëruar këtë mesazh me një emoji zemre të thyer.
Ky reagim në rrjet ka ardhur vetëm pak kohë pas ndarjes së tij nga bashkëshortja Selvie Jao, me të cilën kanë edhe një djalë.
Nuk dihet nëse ky status është një reflektim personal apo thjesht një këshillë e drejtuar ndjekësve, por ajo që është e dukshme – Shpati po komunikon hapur për ndjenjat dhe mësimet që duket se i ka nxjerrë nga përvoja e fundit personale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!