Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Deri tani e kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do e bëj me votë

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Deri tani e kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do e bëj me votë

Humoristi i njohur Florjan Binaj ka publikuar një postim në rrjete sociale pas njoftimit të kandidimit të tij si kandidat i pavarur me mbështetjen e Partisë Demokratike.

Ai falënderon qytetarët e Tiranës për mbështetjen e tyre dhe thekson se garën e sheh si një mundësi për të luftuar padrejtësinë dhe të keqen jo me humor, por me votë.


Binaj thekson se nuk është politikan, por qytetar, dhe fton të gjithë të bashkohen kundër pushtetit që, sipas tij, po dëmton jetën dhe të ardhmen e fëmijëve.

Postimi i plotë i Binajt (pa ndërhyrje):

“Falënderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria bëhet dhe Nisma thurrje.

Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.

Dëshiroj mbi të gjitha të falënderoj më mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.

Kjo garë është për ju.

Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju.

Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.

Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne.

Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”. /Telegrafi/