E hënë, 11 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeShpallen në kërkim edhe dy djemtë e Mefailit, Edonis dhe Engjull Shkodra

Shpallen në kërkim edhe dy djemtë e Mefailit, Edonis dhe Engjull Shkodra

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në Gjilan.

Sipas njoftimit, përveç Mefail Shkodrës, në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, për veprën e njëjtë penale, “vrasje e rëndë”.

“Policia e Kosovës shpall në kërkim personat: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat”, thuhet nw njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tre persona kanë mbetur të vrarë mesditën e sotme në Gjilan, ndërsa një tjetër është plagosur, e cili po trajtohet në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

The post Shpallen në kërkim edhe dy djemtë e Mefailit, Edonis dhe Engjull Shkodra appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT