Kryeministri në detyrë Albin Kurti ishte këtë javë një ndër personat që panelistet e emisionit “Shoqet”, folën e diskutuan për të.
Çështja kryesore për “Shoqet” ishte reagimi që bëri Kurti kur pyet për një gjë që nuk i shkoi për shtati të përgjigjet: “Në vazhdimësi po përuroni projekte në arsim, a nuk janë këto të mjaftueshme që edhe vajza juaj të shkollohet në Kosovë?”, ishte pyetja e gazetares së Klan Kosovës drejtuar deputetit të VV-së, më 5 shtator.
“Shoqet” thanë se kryeministri duhet të jetë shembull për qytetarët e vendit me jetën që ka zgjedhur të bëjë.
Aty u tha se Kurti çdo herë i bënë lëvdata sistemi publik që ia vlen dhe se do të bëjnë më të mirë.
Por, i njëjti në fund ka zgjedhur që vajzën e tij ta shkollojë në Norvegji. /Klankosova.tv
The post “Shoqet” thonë se Kurti e lëvdon sistemin publik derisa vajzën e shkollon në Norvegji (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.