“Shoqet” i përgëzojnë mërgimtarët për protestën e sotme që e organizuan (VIDEO)

“Shoqet” i përgëzojnë mërgimtarët për protestën e sotme që e organizuan (VIDEO)

Emisionit të sotëm të “Shoqeve” nuk ka mundur t’u ik pa u diskutuar edhe protesta që u mbajt në Hagë gjatë ditës.

“Shoqet” i përgëzuan të gjithë shqiptarët që shkuan në numër të madh për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u gjykuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Flutura ka thënë se përpos protestës duhet të ndërmerret edhe ndonjë veprim institucional për gjykimin që po bëhet.

Kurse, gazetarja Arbreshë Uka ka pohuar se brenda Speciales për momentin është një degragim profesional.

E Xheki tha Specialja është e padrejtë, poashtu padrejtësi ajo e sheh edhe gjykimin që po bëhet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërsa, Edlira ka thënë se protesta e sotme është bërë që të kërkohet drejtësi dhe llogaridhënie, e nuk është kundër Gjykatës Speciale. /Klankosova.tv

The post “Shoqet” i përgëzojnë mërgimtarët për protestën e sotme që e organizuan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.