Një person nga shkolla “Naim Frashëri” është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime, raporton Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali, duke bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.
Sipas Veselit, prokurori i shtetit ka konstatuar se nuk ka pasur elemente për vepër penale.
“Në lidhje me informatën në qendrën e votimit në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Shtime, rreth orës 14:30, policia ka shoqëruar një person E. M. në stacionin e policisë. Pas intervistimit dhe veprimeve të ndërmarra nga policia, prokurori i shtetit ka konstatuar se nuk ka pasur elemente për vepër penale. Personit në fjalë i është shqiptuar tiket për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar Veseli për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!