Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar nga KEK-u t’i ndalin presionet ndaj bizneseve prodhuese, përmes paralajmërimeve për ndërprerje të rrymës.
Sipas tij, ky është edhe shantazh, nëse ata nuk nënshkruajnë kontratën me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, transmeton Klankosova.tv.
“Apel për KEK-un – Ndalni presionin ndaj prodhuesve!
Në emër të Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, i bëjmë thirrje KEK-ut që të ndalojë menjëherë presionin ndaj bizneseve prodhuese, përmes paralajmërimeve për ndërprerje të energjisë elektrike nëse nuk nënshkruajnë kontratën me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF).
Kujtojmë se rregullorja e ZRRE-së i obligon KEK-un që të ofrojë furnizim për 60 ditë për të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë kontratë me ndonjë furnizues të licencuar. Çdo kërcënim për ndërprerje është i padrejtë dhe jashtë kornizës rregullative.
A nuk mjafton që po përballemi me rritje 2-3 fish të çmimit të rrymës, tash edhe presion e shantazh?”./Klankosova.tv
The post Shoqata e Prodhuesve i reagon KEK-ut: Mos bëni presion ndaj bizneseve për ndërprerje të energjisë elektrike appeared first on Klan Kosova.