Shoqata e Futbollistëve Profesionalë i bën thirrje Chelseat për trajtimin e Sterlingut dhe Disasit

news image

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka bërë të qartë se Raheem Sterling dhe Mykhailo Mudryk Disasi nuk janë pjesë e planeve të tij, edhe pse të dy lojtarët mbetën në klub pas përfundimit të afatit kalimtar.

Në këtë situatë, Shoqata e Futbollistëve Profesionalë (PFA) ka kontaktuar klubin Chelsea, duke kërkuar që të sigurohet që Sterling dhe Disasi të ruajnë nivelin e tyre të fitnessit gjatë kësaj periudhe.

PFA gjithashtu i ka kujtuar Chelseat rregulloret e FIFA-s në lidhje me ‘sjelljen e mundshme abuzive’ gjatë izolimit të lojtarëve, duke kërkuar trajtim të drejtë dhe respekt ndaj futbollistëve.

Ky reagim vjen pas shqetësimeve për keqtrajtim dhe trajtim të papranueshëm ndaj dy futbollistëve, teksa klubi përballet me sfida të brendshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/