Gazetari Shkumbin Kajtazi ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë e pranishme kur 33-vjeçari, tashmë i ndjerë, kishte kërcyer nga Ura e Ujmanit.
“Policia ka qenë edhe kur ka kërcyer ai,” ka thënë Kajtazi për emisionin Rubikon të Klan Kosovës.
“Po, po, e ka konfirmuar sot Veton Elshani…”
“Aty është, nëse ju kujtohet, vendi ku është hedhur një granatë para disa muajsh dhe ajo pjesë është zgjeruar, është bërë si parking. Është si stacionim i policisë, zakonisht ndodh ashtu”.
“Aty ka qenë policia dhe është vazhdimisht”.
Kajtazi tha se nuk ka asnjë shenjë që nuk duhet kërcyer dhe kjo prapë e bën përgjegjës shtetin, duke akuzuar edhe akterë të shtetit që kanë bërë organizime për kërcim në këtë urë.
“Aty nuk ka asnjë shenjë të parë që e bën përgjegjës prapë shtetin. Në këtë vend është promovuar kërcimi, sepse ka pasur organizim nga vetë aktorë të shtetit, kanë qenë aty ministra”.
“Aty shihet Xhelal Sveçla… nuk iu ka thënë njerëzve të kërcenin, por kanë organizuar kërcime për Ditën e Policëve të Rënë të Kosovës vitin e kaluar, që i bie pak ditë… fiks një vit i bie.”
The post Shokuese-Kajtazi: Policia e Kosovës ka qenë prezente kur 33 vjeçari ka kërcyer nga ura (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.