Shokon mjekja, “Pacientët më thonë: filleri e botoksi bëhen në sallone bukurie” (VIDEO)

Shokon mjekja, “Pacientët më thonë: filleri e botoksi bëhen në sallone bukurie” (VIDEO)

Trajtimet estetike me botoks dhe filler janë bërë një kërkesë në rritje çdo ditë e më shumë në Kosovë.

Megjithatë, paralelisht me këtë trend, janë shtuar edhe rastet problematike që vijnë si pasojë e përdorimit të produkteve të pasigurta dhe ndërhyrjeve nga persona të paautorizuar.

Në të kaluarën, kërkesat më të mëdha kanë qenë për buzët dhe mollëzat, thotë një mjeke estetike, njëkohësisht stomatologe, Nora Goga Demolli.

Goga Demolli ka parë një ndryshim pozitiv në këtë aspekt, pasi, sipas saj, pacientët po kërkojnë ndërhyrje më natyrale për mimikat, për asimetrinë e fytyrës  për të cilat, siç thotë ajo, filleri është i dedikuar.

Por jo çdo rast përfundon pa pasoja. Mjekja rrëfen një situatë kur një paciente pësoi nekrozë  një gjendje kur indi fillon të vdesë  për shkak se filleri ishte injektuar në një enë gjaku.

Rastet e rënies së qepallës pas injeksioneve të pakujdesshme janë gjithashtu shqetësuese, sipas doktoreshës, dhe janë trajtime që marrin më shumë kohë.

Ajo ka renditur disa nga arsyet kryesore që mund të shkaktojnë dështime gjatë injektimit të botoksit, dhe jo vetëm.

Ajo apelon që ndërhyrjet të bëhen vetëm nga mjekë të certifikuar, të cilët njohin mirë anatominë, dozimin, muskujt dhe teknikat e injektimit.

Kjo vjen nga përvoja e saj me shumë pacientë të cilët, sipas saj, mendojnë që këto ndërhyrje mund të bëhen në qendra estetike, e jo nga një profesionist shëndetësor.

Një tjetër keqkuptim i përhapur lidhet me trajtimet për hundën, pasi, sipas doktoreshës, të shumtë janë ata që besojnë se hunda mund të zvogëlohet përmes acidit hialuronik  apo, siç njihet ndryshe, fillerit.

Në fund, mjekja bën një apel të qartë për të gjithë ata që mendojnë të bëjnë ndërhyrje estetike se duhet të zgjidhet klinika dhe mjeku me kujdes.

The post Shokon mjekja, “Pacientët më thonë: filleri e botoksi bëhen në sallone bukurie” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.