Bora e ka shkaktuar njërën nga befasitë më të mëdha të këtij sezoni, në Procredit Superligën e Kosovës.
Skuadra e promovuar këtë edicion në elitën basketbollistike, ka arritur ta mposhtë kampionen dhe fituesen e të gjitha trofeve në dy vitet e fundit, raporton Klankosova.tv
Dueli i zhvilluar në kryeqytet, u mbyll me rezultat 89-88.
Dallimin kyç në ballafaqimin e sotëm, e bëri çereku i tretë, ku vendasit e mbyllen me 13 pikë diferencë, 33-20.
Paraprakisht, dy të parët i takuan nga njërës skuadër, 17-15 dhe 16-22, njofton Klankosova.tv
Pavarësisht që mitrovicasit në fraksionin e fundit bënë shumë, në fund doli e pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.
Alex Lomax ishte më i miri te ekipi fitues, me 25 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime, kurse te mysafirët u dalluan Tekele Cotton me 21 pikë dhe Michael Myres me 16 pikë e 12 kërcime.
Bora ka shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa të kundërtën e posedon Trepça, me 14 fitore e shtatë humbje.
The post ‘Shokohen’ mitrovicasit, Bora fiton ndaj Trepçës në kryeqytet appeared first on Klan Kosova.