Policia e ka ndaluar një veturë në fshatin Nikaj të Kaçanikut më 26 shkurt, derisa shoferi i automjetit ishte 35-vjeçar, me inicialet N.D.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se vetura në fjalë ka tejkaluar në vijë të plotë një tjetër.
“Pas verifikimit të pamjeve video të dërguara nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, policia i shqiptoi shoferit një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftim të policisë.
Ndër tjera, Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon të gjithë të raportojnë çdo shkelje në komunikacion. /Klankosova.tv
The post Shoferi i një veture gjobitet me 200 euro për tejkalim në vijë të plotë appeared first on Klan Kosova.