Një person është arrestuar pasi sulmoi zyrtarët policorë gjatë një ndërhyrjeje për të larguar një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, kur një zyrtar policor në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor vuri re një automjet me targa të huaja, i parkuar përpara portës. Shoferi, i identifikuar si A.N., 35 vjeç, nuk iu bind urdhrave të policisë dhe përdori fjalë fyese dhe kanosëse, duke shfaqur sjellje agresive.
Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari iu vërsul zyrtarëve policorë, gjë që detyroi policinë të përdorte sprej mbrojtës dhe ta arrestonte atë. Si pasojë, tre zyrtarë policorë dhe i dyshuari pësuan lëndime të lehta.
“Në rast është kyçur Njësia e Hetimeve Rajonale, e cila ka intervistuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, bën të ditur PK-ja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
The post Shoferi agresiv s’i bindet Policisë: Bllokon stacionin dhe sulmon policët, arrestohet 35-vjeçari në Ferizaj appeared first on Sinjali.


