Shkeljet e rregullave të trafikut në vend janë bërë të shpeshta.
Sot gjatë ditës dy lexues për Klankosova.tv kanë dërguar pamje kur dy shoferë të automjeteve kanë bërë tejkalim jo të duhur.
Njëri rast është shënuar në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku një kombi ka bërë tejkalim të kolonës së automjeteve nga shirit i emergjencave.
Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në autostrada “Ibrahim Rugova”. Aty sot një pick-up bëri një tejkalim nga shiriti emergjent. /Klankosova.tv
The post Shoferët e dy automjeteve sot përdorën shiritat emergjentë për tejkalim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.