Në Shqipëri ka diskriminim ndaj diasporës gati racist.
Kështu ka deklaruar, opinionisti Armand Shkullaku, në Rubikon të Klan Kosovës, ku po diskutohet për temën e diasporës dhe keqkuptimeve.
Ai tha se, varësisht se prej cilit vend vijnë shqiptarët në diasporë ashtu trajtohen. Sipas tij, me të diskriminuarit janë ata që jetojnë e punojnë në Greqi.
“Në Shqipëri ka një lloj hipokrizie ndaj diasporës. Atëherë kur kanë pasur nevojë e ata kanë ndihmuar kanë pru pare, kanë qenë të mirë, kur kanë krijuar familje e kanë investuar për fëmijët e tyre filloi ndaj tyre një lloj agresioni. Problemi i dytë është që është edhe një lloj diskriminimi do ta quaja edhe racist. Ndryshe shikohet një emigrant që vije nga Amerika, ose nga Londra dhe ndryshe një që vije nga fshatrat e Greqisë. Ka një lloj përbuzje ndaj atyre që janë në Greqi. Nëse ke qenë në Greqi por tri vitet e fundit ke migruar në Gjermani kur vjen në Shqipëri ndryshe të shohin”, tha Shkullaku.
The post Shkullaku: Ndaj diasporës ka diskriminim thuajse racist, varësisht nga vendi prej ku vijnë appeared first on Klan Kosova.