E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeShkuan 49 seanca konstituive, a do të jetë me fat e 50-ta?

Shkuan 49 seanca konstituive, a do të jetë me fat e 50-ta?

Episodi i 49-të, fundi i njëjtë…

Me këtë fjali mund ta përmbledhim seancën e 49-të konstituive, të mbajtur këtë të shtunë.

Si gjithmonë, disa nga deputetët e zgjedhur të popullit u deklaruan para nisjes së seancës, duke përsëritur fjalët e njëjta, s’e Albulena Haxhiun s’e votojnë për kryekuvendare, por vetëm nëse ndryshohet kandidati.

Derisa, disa ishin të pajtimit që nëse Fatmir Limaj propozohet për post të tillë, votën as atij nuk do të ia japin, përkundër që disa deputetë të tjerë kanë rëndë dakord ta votojnë.

Pas disa minutave vonesë, gjë e zakonshme në seancat konstituive, mbaroi shpejt edhe e 49-ta, me dështim.

Deputetëve të PDK-së, LDK-së e AAK-së, në thirrjen e tyre për të propozuar një anëtarë për Komisionin për Votim të Fshehtë, iu ndërpre fjala pasi thirrja e tyre ndaj VV-së ishte që kjo parti t’i kthehet rendit të ditës.

Pas dështimit për formimin e komisionit ‘tinëzar’, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ndërpreu punimet.

Megjithëse, siç po ndodh sot e disa herë, PDK, LDK e AAK po qëndrojnë në sallë, dhe kështu po përçojnë mesazhe te qytetarët.

Ndryshe, pas kësaj të sotmes, kanë mbetur vetëm edhe tri seanca deri më 26 korrik, afatin e fundit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për konstituim të Kuvendit.

Sot pritet një takim mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe homologut të tij nga Nisma, Fatmir Limaj, takim ky që po shquhet se do ta zgjidh krizën në institucionin legjislativ të vendit.

Nëse ky takim do të jetë i frytshëm, do të kuptohet në seancën e 50-të që do të mbahet të hënën me fillim nga ora 11:00.

The post Shkuan 49 seanca konstituive, a do të jetë me fat e 50-ta? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT