Shkrimtari hungarez László Krasznahorkai fiton çmimin Nobel për letërsi

news image

Akademia Suedeze e Shkencave ka njoftuar se Çmimi Nobel për Letërsi për këtë vit i shkon shkrimtarit hungarez László Krasnahorkai.

Krasnahorkai u vlerësua “për një vepër mbresëlënëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

“Po flasim për një shkrimtar të madh në gjurmët e traditës së Evropës Qendrore, e cila shtrihet nga Kafka te Thomas Bernhard, dhe e cila karakterizohet nga absurdizmi dhe ekzagjerimi grotesk. Megjithatë, arti i tij ka edhe dimensione të tjera – ai shikon edhe nga Lindja, duke përvetësuar një ton më kontemplativ dhe të nuancuar imët”, thuhet në motivacionin e Nobelit.

Laszlo Krasnahorkai lindi në vitin 1954 në Gyula, Hungari, gjatë epokës sovjetike. Ai botoi romanin e tij të parë, “Satantango”, në vitin 1985, i ndjekur nga “Melankolia e Rezistencës” (1989), “Lufta dhe Lufta” (1999) dhe “Kthimi në Shtëpi i Baronit Wenkheim” (2016). Ai gjithashtu botoi shumë vepra të shkurtra në prozë, të tilla si “Animalinside” (2010), dhe tekste gjeografikisht më të gjera si “Shkreti dhe trishtim nën kapakun e qiellit” (2004) dhe “Seiobo je sojourno tamo dole” (2008).

Çmimi për Letërsi është dhënë 117 herë deri më tani, me një total prej 121 laureatësh.

Çmimin e vitit të kaluar e fitoi autori koreano-jugor Han Kang, për një vepër që, siç u tha nga komiteti, “përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.

Çmimi për Letërsi është i katërti me radhë që shpallet këtë javë, pasi fituesit e Çmimeve Nobel për Mjekësi, Fizikë dhe Kimi për vitin 2025 janë shpallur tashmë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/