E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeShkrepet arma në Prishtinë, në vendin e ngjarjes gjenden 34 gëzhoja

Shkrepet arma në Prishtinë, në vendin e ngjarjes gjenden 34 gëzhoja

Të premten në mesditë në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë u shkrep arma e zjarrit.

Sipas njoftimit të policisë, të shtënat me armë ndodhën gjatë një ahengu, derisa në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan 34 gëzhoja, derisa në shtëpinë ku u mbajt festa nuk u gjet asgjë e dyshuar.

Hetimet mbi rastin janë ende po vazhdojnë, transmeton Klankosova.tv.

“Raportohet se gjatë një ahengu ka pas të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 34 gëzhoja ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë ku është mbajtur ahengu nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

The post Shkrepet arma në Prishtinë, në vendin e ngjarjes gjenden 34 gëzhoja appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT