Shkon në gjashtë numri i të vrarëve në sulmin me armë në Jerusalem

news image

Numri i të vdekurve nga sulmi i armatosur në një stacion autobusi në pjesën veriore të Jerusalemit këtë mëngjes është rritur në 6, konfirmoi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar.

Një ngjarje që ndodh rreth orës 10:13, ku sipas burimeve, sulmuesit kanë qëlluar në drejtim të civilëve dhe udhëtarëve, duke lënë pas vetes dëshmitë vizuale të kaosit – makina dhe stacione të shpuara nga plumbat.

Autoritetet izraelite njoftuan se dy sulmuesit janë “neutralizuar” në vendin e ngjarjes, por deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë. Megjithatë, Hamas-i u ka përgëzuar sulmuesit, duke cilësuar këtë veprim si një “përgjigje të natyrshme” ndaj veprimtarisë ushtarake izraelite në Gaza, raporton Reuters.

Viktimat përfshijnë një 50-vjeçar, një grua në të pesëdhjetat dhe tre burra rreth të tridhjetave, ndërsa disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/