Ka shkuar në 39 numri i të vdekurve si pasojë e një rrëmuje tragjike që ndodhi gjatë një tubimi politik në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, sipas autoriteteve lokale.
Sipas BBC, mes viktimave ka edhe fëmijë. Incidenti ndodhi të shtunën në Karur, ku dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur për të marrë pjesë në një aktivitet të fushatës së aktorit të njohur të kinemasë tamile dhe politikanit të ri, Vijay.
Kryeministri i Tamil Nadusë, M.K. Stalin, u shpreh për gazetarët në vendin e ngjarjes:
“39 persona kanë vdekur, ndërsa 51 të tjerë po marrin trajtim mjekësor.”
Detaje të mëtejshme për shkakun e rrëmujës nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por raportet e mëhershme flasin për përplasje dhe shtypje në turmë, teksa pjesëmarrësit po përpiqeshin t’i afroheshin autobusit të Vijayt.
Kjo është ngjarja e dytë tragjike e lidhur me tubimet politike të Vijayt brenda një viti, pas themelimit të partisë së tij “Tamilaga Vettri Kazhagam” në vitin 2024.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!