E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeShkollat në Ferizaj pa infrastrukturë të mirë (VIDEO)

Shkollat në Ferizaj pa infrastrukturë të mirë (VIDEO)

Shkollat në komunën e Ferizajt nuk kanë infrastrukturë të mirë.

Kështu raporton gazetarja Qliresa Hasani, e cila në “Ora 7” të Klan Kosovës, ndër të tjera tregoi se së fundmi në këtë qytet, janë paraqitur kërkesa dhe ankesa nga drejtorët e shkollave për rregullimin e infrastrukturave.

“Së fundmi në Ferizaj kanë nisur dëgjimet buxhetore për planifikimet e buxhetit të ardhshëm dhe për të pranuar kërkesa nga grupe të ndryshme të interesit dhe kësisoj drejtorët e shkollave të Ferizajt kanë paraqitur kërkesat dhe ankesat e tyre sa i përket infrastrukturës në shkollat e këtij qyteti. Kjo infrastrukturë sipas drejtuesve të shkollave të cilët kanë qenë të pranishëm në takim me komunën e Ferizajt dhe Drejtorinë e Arsimit, janë bërë kërkesa për zgjerimin e hapësirave shkollore, për kanalizim, shtimin e anekseve të ndryshme të shkollës, ndryshimin e hapësirave sepse disa prej shkollave kanë thënë që nuk kanë hapësira të bollshme për procesin mësimor. Këto tregojnë që shkollat në Ferizaj nuk është se kanë një infrastrukturë të mirë. Drejtoria e Arsimit është zotuar që këto kërkesa do të mundohet t’i ketë parasysh dhe të ofrojë një zgjidhje gjatë vitit të ardhshëm”, tha gazetarja Hasani, njofton Klankosova.tv.

The post Shkollat në Ferizaj pa infrastrukturë të mirë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT