“Shkolla në Gjakovë ma ngeli djalin vetëm pse jemi nga katuni” (VIDEO)

“Shkolla në Gjakovë ma ngeli djalin vetëm pse jemi nga katuni” (VIDEO)

Muaji i parë i shkollës gati përfundoi, por në bankat shkollore nuk u rikthyen të gjithë nxënësit.

Në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, nga 1 shtatori po mungon një nxënës i cili nuk arriti të kalojë dot në klasën VII.

N.Z. refuzon ta dërgojë djalin e saj sërish në klasën VI pa iu bërë një rivlerësim nga komisioni, ashtu siç ka kërkuar Inspektorati i Arsimit.

Në një intervistë anonime për Kiksin, e ëma tha se i biri i saj ka pasur nota të shkëlqyera nga klasa I deri në klasën V, ndërkaq në klasën VI ka ngelur në pesë lëndë.

Ajo pretendon se djali i saj 12-vjeçar është diskriminuar nga mësimdhënësit, vetëm për shkak se kjo familje nuk ka prejardhje nga qyteti i Gjakovës.

Madje, njërën nga mësimdhënëset ajo e akuzon se e ka quajtur djalin e saj analfabet.

Ndiqeni kronikën më poshtë:

The post “Shkolla në Gjakovë ma ngeli djalin vetëm pse jemi nga katuni” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.