Nga 32, numri i mungesave të djalit të saj shkoi në 41.
N.Z. nga 23 qershori i 2025-ës po vazhdon luftën e saj me shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë pasi i biri i saj ngeli në pesë lëndë dhe tani duhet ta përsërisë klasën e gjashtë.
Ajo po pretendon se nxënësi nuk është vlerësuar në mënyrë meritore dhe se shkolla ia ka shtuar mungesat, duke u arsyetuar se në disa teste ka munguar, raporton Kiks Kosova.
Por, komisioni i formuar nga Drejtoria e Arsimit i hodhi poshtë ankesat e saj dhe vendosi që nxënësi të mos rivlerësohet, por të përsëris klasën e 6-të.
Ankesat kundër rezultatit të të birit, N.Z. i nisi qysh më 23 qershor të 2025-ës, kur mori vesh për notat e tij.
Por ankesa e saj u refuzua nga shkolla. Drejtoria e shkollës i ktheu përgjigje të nesërmen, duke ia hedhur poshtë ankesën, me arsyetimin se vlerësimi i mësimdhënësve ka qenë i drejtë.
E pakënaqur me këtë përgjigje, më 28 korrik ajo iu drejtua Inspektoratit të Arsimit në kuadër të Ministrisë së Arsimit.
Dy javë më vonë, më 12 gusht, ky inspektorat gjeti se shkolla ka shmangur procedurat ligjore, duke mos formuar fare komisionin për shqyrtimin e ankesës.
Më poshtë e gjeni të plotë kronikën:
The post “Shkolla manipuloi me mungesat për ta arsyetuar mësimdhënësen që nuk e testoi djalin” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.