E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/shkolla-emin-duraku-gati-per-testin-e-arritshmerise/Shkolla “Emin Duraku”, gati për Testin e Arritshmërisë - Klan Kosova

https://klankosova.tv/shkolla-emin-duraku-gati-per-testin-e-arritshmerise/Shkolla “Emin Duraku”, gati për Testin e Arritshmërisë – Klan Kosova

Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, Visar Osmani, ka bërë të ditur se nxënësit janë në përgatitje për Testin e Arritshmërisë që do të mbahet më 27 qershor.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Osmani tha se është mbajtur një test i brendshëm për të identifikuar lëndët ku nxënësit kanë nevojë për më shumë përgatitje.

“Testi i arritshmërisë është me datën 27 qershor. Kemi mbajtur një test të arritshmërisë të brendshëm ku i kemi identifikuar lëndët të cilat kemi parë të arsyeshme që ata fëmijë duhet të lexojnë dhe të përgatiten më shumë për testin e arritshmërisë, mbetet të shihet. Prej vitit në vit ka ngritje të lehtë të cilësisë së institucionit tonë, besoj që ky vit do të jetë më i mirë sa i përket rezultateve në testin kombëtar, sepse numri i nxënësve është më i madh. Deri në vitin e kaluar kanë qenë tri klasë, tani janë pesë. Janë 118 semimaturantë që do t’i nënshtrohen testit, jemi optimistë që do të jenë rezultatet më të pranueshme”, deklaroi Osmani.

Nga 1 tetori deri më 1 qershor, në shkollë është mbajtur mësim plotësues për të gjitha nivelet, duke përfshirë orë shtesë për nxënësit me vështirësi, transmeton Klankosova.tv.

Osmani theksoi se përkundër se është ende herët për të dhënë një vlerësim të saktë, ai është optimist për një performancë të mirë në testin kombëtar.

“Nga 1 tetori deri më 1 qershor është mbajtur vazhdimisht mësim plotësues për të gjitha nivelet, dhe arsimtarët kanë identifikuar nxënësit që mund të kenë ngecje dhe janë mbajtur mësime shtesë. Është herët të dal me një konstatim, e kam atë dozën e optimizmit dhe ia lëmë kohës para se të shpallen rezultatet. Thuajse në të gjitha lëndët ka pasur orë plotësuese. Tri vitet e fundit kemi vërejtur një rezultat më të mirë në testin kombëtar të arritshmërisë se sa viteve paraprake. Do të vazhdojë ngritja e lehtë e rezultateve”, theksoi ai.

The post Shkolla “Emin Duraku”, gati për Testin e Arritshmërisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT