Shkoi për të bërë homazhe pranë varrit të luftëtarit të UÇK-së, Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në përvjetorin e 27-të të rënies së tij heroike, mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe në këso raste gjeti kohë për të folur rreth zgjedhjeve lokale.
Pas nderimeve te varrezat, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ndaloi disa qytetarë, për të mos thënë, krijoi një rreth brenda të cilit u fut vet dhe ua kujtoi garën e 12 tetorit dhe regjistrimin e diasporës.
Klankosova.tv ka siguruar pamje të këtij momenti ku Kurti dëgjohet teksa kërkon nga të pranishmit të regjistrohen në mënyrë që të votojnë, e madje u tregon që mos ta lënë për ditën e fundit.
“Bile nëse dikush ju thotë: “Nuk po regjistroheni se duheni me votu atje”, thu “A ka dikush në familjen tënde që s’un vjen?”
Pra që s’mund të vijnë. Sepse në emër të asaj që vijnë tre-katër prej familjes, aty harrojnë që edhe dhjetë të tjerë mbesin pa votu.
Secili duhet me votu për veti. Aty nuk ka përfaqësim në votim. Vallahin ka ardhë baba me votu në emër të familjes.
S’ është e mundshme. A po kuptoni?
Domethënë, duhet secili.
Qitu është një keqkuptim i madh.
Thojnë hajt se vij me t’12-in. Po nuk vijnë krejt!
Pakica vjen me votu. A neve na vyen sa ma shumë me votu. Besomëni/
Edhe në Malishevë, edhe në Lipjan. Në shumicën e Komunave të Kosovës, qitu bohet dallimi.
Prandaj insistoni sa më shumë te farefisi e të njofshmit që i keni me u regjistru para të premtes.
Bile-bile, nuk o mirë me lanë të premten.
Se po bjen sistemi e-Kosova, me mijëra duhen me u regjistru për të njëjtin minutë, edhe s’bohet.” thotë Kurti.
Mbase deputeti i LVV-së për një moment ka harruar se ishte pranë varrezave dhe se para pak çastesh kishte bërë homazhe në nderim të dëshmorëve.
Nga data 23 korrik, kur ka filluar procesi i regjistrimit deri dje, KQZ ka pranuar 26,480 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 21,291, ndërkaq janë refuzuar 5,186.
Afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht. /Klankosova.tv
The post Shkoi për ta nderuar Komandant Kumanovën, Kurti shfrytëzon rastin për thirrje që diaspora të votojë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.