Mesazhi i Ambasadës Amerikane për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, është mesazh për qytetarët.
Kështu tha opinionistja Magbule Shkodra, në Rubikon të Klan Kosovës.
Sipas saj, ShBA-ja disa herë e ka paralajmëruar qeverinë Kurti që të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara, por se, sipas saj, qeveria vazhdonte me propagandë.
“Ky është mesazh për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse z.Kurti disa herë i është bërë vërejtje në atë se nuk koordinohej me Shtetet e Bashkuara dhe ata përsëri vazhdonin të bënin atë propagandën e tyre se ja Kurti po e vendos sovranitetin. Ju kujtohet çështja e dinarit. ShBA kërkonin pak më shumë kohë për tranzicion, dhe LVV me në krye Albin Kurtin në Qeveri, e shisnin këtë”.
“Vetë Ambasadori ka thënë se po kërkojmë më shumë kohë që komuniteti serb në pjesën veriore të përgatitet për tranzicionin për dinarin. Z. Kurti as edhe një herë nuk bashkëpunoi dhe vazhdoi me veprimet e veta. Këto i bënte për kalkulime për vota. Dhe, duke e parë ShBA, unë mendoj, gjithë këtë propagandë dhe vazhdimin e Kurtit në të njëjtin drejtim, u detyruan që të japin qartë se pezullohet dialogu”, u shpreh Shkodra. /Klankosova.tv
The post Shkodra: ShBA u çoi mesazh qytetarëve, pasi Kurti e vazhdoi propagandën pavarësisht vërejtjeve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.