Pas atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, bilanci tragjik është përkeqësuar. Nga pesë personat e përfshirë, dy kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas abcnews.al, al fillimisht, në vendin e ngjarjes humbi jetën Armando Pali, ndërsa sot është konfirmuar se edhe 31-vjeçari Liridon Kraja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në spital gjatë trajtimit mjekësor.
Tre të plagosurit e tjerë, përfshirë Erogen Vason – vëllai i Denis Brajoviçit – mbeten nën kujdesin e mjekëve. Policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit, të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes pas të shtënave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!