Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar 1447 bimë narkotike, të dyshuara të jenë të llojit kanabis sativa, në kuadër të operacioneve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se katër kryetarë fshatrash janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, lidhur me mosraportimin apo mosveprimin për parandalimin e kultivimit të paligjshëm.
Autoritetet theksojnë se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndëshkimin e autorëve të kultivimit, ndërsa kontrollet në terren janë intensifikuar në të gjithë qarkun.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!