E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/shkk-dhe-gjykata-e-prishtine-sper-here-te-pare-me-seance-permes-videolidhjes/SHKK dhe Gjykata e Prishtinë spër herë të parë me seancë përmes...

https://klankosova.tv/shkk-dhe-gjykata-e-prishtine-sper-here-te-pare-me-seance-permes-videolidhjes/SHKK dhe Gjykata e Prishtinë spër herë të parë me seancë përmes videolidhjes – Klan Kosova

Në koordinim të ngushtë mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, është mbajtur për herë të parë seanca gjyqësore përmes videolidhjes, duke shënuar kështu edhe një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit korrektues dhe gjyqësor.

Bëhet e ditur se i burgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan është paraqitur përmes videolidhjes, ndërsa gjyqtarja Fatime Dermaku ka udhëhequr seancën nga ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Kjo mënyrë e mbajtjes së seancave gjyqësore përmes videolidhjes synon lehtësimin e procesit gjyqësor, duke zvogëluar nevojën për transport fizik të të burgosurve drejt gjykatave, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin në procedura”.

“Për realizimin e kësaj seance janë përdorur pajisje të avancuara audio dhe video për incizimin dhe regjistrimin e seancave gjyqësore. Këto pajisje,  janë dhuruar nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), do të ndihmojnë në lehtësimin e punës së Shërbimit Korrektues dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në fushën e drejtësisë”, thekson SHKK në një njoftim për media, transmeton Klankosova.tv.

 

The post SHKK dhe Gjykata e Prishtinë spër herë të parë me seancë përmes videolidhjes appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT